Karriera që ndryshojnë jetën

Fillimi i një karriere në Novo Nordisk është më shumë sesa gjetja e një pune. Është një mundësi për të përmirësuar jetën e miliona njerëzve që vuajnë nga një sëmundje e rëndë kronike.

Pavarësisht nëse jeni pjesë e distribucionit të insulinës për pacientët në të gjithë botën, pjesë e zbuluesve të risisë së radhës në një prej qendrave tona më të fundit kërkimore, puna me ne të ndryshon vërtet jetën.

Ne jemi një kompani krenare në fushën e mjekësisë me mision për t'u siguruar që njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike të mund të jetojnë një jetë të plotë. Miliona mbështeten mbi ne.

Ne jemi frymëzuar nga jeta në të gjitha format e saj, ngritjet dhe uljet, mundësitë dhe sfidat. Nga kolegët tanë në laborator, puna për të ndryshuar jetën përmes trajtimeve revolucionare e deri te kolegët tanë që vendosin qëndrueshmërinë në thelb të proceseve tona dhe punojnë për të zgjatur jetën e planetit tonë, ky mision për të përmirësuar jetën është në thelbin çdo veprimi tonin.

Ndryshimi është një konstante - ndryshimi në stilin e jetës, ndryshimi në teknologji, ndryshimi i gjithëmbarshëm. Në Novo Nordisk ne nuk presim ndryshim. Ne e drejtojmë atë.

Ne jemi një kompani dinamike në një sektor edhe më dinamik, dhe e dimë se ajo që na ka sjellë atje ku jemi sot nuk është doemos ajo që do të na bëjë të suksesshëm në të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse ne vazhdimisht nxisim përmirësimin e mënyrë së punës dhe jetën e pacientëve që u shërbejmë, duke krijuar zgjidhje inovative që përshtaten me mënyrën se si njerëzit duan të jetojnë. Për ta arritur këtë, ne përqafojmë një frymë mendjehapur dhe eksperimentimi, duke u përpjekur për përsosmëri, por pa u fiksuar në përsosmëri.

Ne i vlerësojmë punonjësit tanë për aftësitë unike, prejardhjet dhe perspektivat që sjellin në tryezë. Ne punojmë vazhdimisht për të ndihmuar në arritjen e optimales në të gjithë njerëzit tanë, duke ofruar mundësi për zhvillim dhe krijimin e një ambienti lëvizshmërie brenda kompanisë. Ne përpiqemi të ofrojmë një vend pune ku ia vlen të rrish e të jesh pjesë e tij.

Është shumë e rëndësishme për ne që kushdo që punon me ne të ndjehet i fuqizuar si punonjës dhe si person. Të gjithë duhet të kemi mundësinë të veprojmë shpejt, të marrim vendime dhe të jemi të shkathët. 

Me një karrierë në kompaninë tonë, ju do të ndjeni një ndryshim që nga fillimi. Një ndjenjë frymëzimi që vjen nga një besim i përbashkët në nxitjen e ndryshimeve pozitive për njerëzit, familjet dhe komunitetet kudo që janë, dhe është një përpjekje kolektive. Ne mbështetemi në potencialin dhe bashkëpunimin e përbashkët të më shumë se 47,000 punonjësve tanë.

Në videon e mësipërme, njihuni me Marie Darting, një nga shkencëtaret tona, dhe dëgjoni më shumë për punën e saj si një shkencëtare e formulimit, perspektivën e saj mbi planet e zhvillimit dhe ndikimin që ndien se ka puna e saj te njerëzit që vuajnë nga një sëmundje kronike.

Ne u themeluam në 1923 dhe sot ne jemi një kompani botërore e kujdesit shëndetësor me seli pak jashtë Kopenhagës, Danimarkë.

Qëllimi ynë është të nxisim ndryshimin për të mposhtur diabetin dhe sëmundje të tjera të rënda kronike si obeziteti, rrallimi i gjakut dhe sëmundje endokrine. Ne e bëjmë këtë me udhëhequr me përparime shkencore, duke zgjeruar aksesin në barnat tona dhe duke punuar për t'i parandaluar dhe shëruar përfundimisht diabetin.

Me përvojë gati 100-vjeçare, një nga katalogët më të gjerë të produkteve kundër diabetit në sektorin e kujdesit shëndetësor, si dhe një linjë produktesh inovative të nderuara me çmime, suksesi ynë është ndërtuar mbi vlerat e kompanisë sonë - Rruga e Novo Nordisk.

Mësoni më shumë se cilët jemi.