Nëse ju, ose personi për të cilin po raportoni, aktualisht vuani nga efekte të rënda anësore, duhet të kontaktoni mjekun tuaj lokal ose një profesionist tjetërmjekësor përpara se të raportoni efektin anësor.

Informacioni juaj në lidhje me ankesat dhe efektet anësore na ofron të dhëna të rëndësishme për produktet tona. Nëse keni përjetuar një efekt anësor ose keni një ankesë ndaj produktit Novo Nordisk, ne ju inkurajojmë që ta raportoni tek Novo Nordisk. 

Kontaktoni Novo Nordisk
Raportoni drejtpërdrejt tek Novo Nordisk:

e-mail: koprsafety@novonordisk.com
Telefoni: +383 38725681 

Megjithëse produktet tona testohen gjerësisht në prova klinike para se të autorizohen, nuk dihet gjithçka rreth efekteve të tyre anësore derisa të përdoren nga shumë njerëz me kalimin e kohës.

Novo Nordisk monitoron rregullisht sigurinë e të gjitha produkteve tona. Duke raportuar ankesa dhe efekte anësore, ju po na jepni të dhëna të rëndësishme të cilat në fund do të na ndihmojnë të marrim veprimet e duhura dhe të sigurojmë udhëzime më të mira për përdorimin e produktet tona.

Kur raportoni ankesa ose efekte anësore, ju lutemi siguroni informacionin e mëposhtëm nëse është e mundur:

Detajet e produktit

  • Emri i produktit (emri i markës)?
  • Për çfarë sëmundje përdoret produkti?
  • Si e merrni produktin (doza, sa shpesh)?
  • Cili është numri i serisë së produktit?
  • Nëse ka të bëjë me një defekt të produktit: Cila pjesë e produktit dhe funksioni i produktit preken? Si ndodhi defekti? A është në dispozicion një mostër?

Detaje të efektit anësor

  • Përshkrimi i efektit anësor të dyshuar duke përfshirë nëse jeni rikuperuar nga ngjarja
  • Kur ka ndodhur efekti anësor?
  • A keni sëmundje të tjera bashkëshoqëruese?

Detajet e pacientit

  • Gjinia
  • Mosha, data e lindjes ose grupmosha (p.sh. fëmijë, adoleshent, i rritur, i moshuar)
  • Vendi i banimit

Detajet e raportuesit

  • Emrin
  • Detajet e kontaktit

Të gjitha informacionet personale të raportuara në lidhje me një ankesë ose një efekt anësor do të përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave:

  • Raporti juaj përdoret vetëm për vlerësimin shkencor të barit dhe cilësisë së produktit
  • Efektet anësore regjistrohen në bazën tonë të të dhënave globale të sigurisë dhe të dhënat analizohen rregullisht për modelet e përgjithshme.
  • Novo Nordisk mund të ndajë ankesa të raportuara dhe efekte anësore me autoritetet shëndetësore siç përcaktohet nga ligji. Sidoqoftë, asnjë detaj i identifikueshëm personal nuk do të ndahet
  • Novo Nordisk do të mbajë të dhënat për sa kohë që kërkohet nga ligji